Është hapur panairi pranveror i librit në Sofje i cili po mbahet së bashku me Festivalin Ndërkombëtar Letrar për Fëmijë dhe të Rinj.

Në program janë parashikuar 80 ngjarje letrare, mes tyre premiera dhe takime me autorë, përkthyes dhe ilustrues të mbi 40 veprave të reja, thanë organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit.

Një numër rekord shtëpish botuese, 144, po marrin pjesë në edicionin e 16-të të Panairit Pranveror të Librit i cili do mbahet deri më 4 qershor. Stendat e tyre janë rregulluar në hapësirën përpara Qendrës së Konventave ‘NDK’ në qendër të Sofjes. Program paralel do të ketë në librari, klube letrare dhe vende të tjera të kryeqytetit. Dy forumet janë pjesë e Kalendarit Kulturor të Komunës së Sofjes për vitin 2023 dhe zbatohen me mbështetjen e Fondit Kombëtar të Kulturës.

Kryetarja e Bordit të Shoqatës Bullgare të Librit Desislava Alexieva bëri hapjen e ksaj ngjarje.

Kryeministri Galab Donev gjatë hapjes tha: “Të jesh një person që lexon është një forcë që askush nuk mund të të heqë”. Ai shtoi se po vjen koha kur njerëzit me njohuri të shkëlqyera të bullgarishtes do të jenë shumë të kërkuar dhe në avantazh.

Donev pret që në të ardhmen e afërt njohja e shkrim-leximit në bullgarisht do të jetë një kërkesë për aplikantët për punë. Mësoni gjuhën bullgare me kujdes dhe respekt, jini të shkolluar dhe lexoni me mirëkuptim”, tha ai.

Në hapje morën pjesë ministri i arsimit Sasho Penov, ministri i kulturës Najden Todorov, zëvendësministrat e kulturës Marina Vasileva dhe Plamen Slavov, drejtori i përgjithshëm i BTA Kiril Valçev dhe Vasil Velev, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Kapitalit Industrial Bullgar./BTA

Share.