Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas takimit në Bruksel të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, takim në të cilin edhe zyrtarisht u pranua plani evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar pala kosovare dhe ajo serbe nuk përmendet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kryeministër i turpit, i rrenës, i mashtrimit…Në marrëvshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar Kurti dhe Vuçiçi asnjë fjalë për zbardhjen e fatit të përsonave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Janë edhe 1639 persona të pagjetur në Kosovë, familjeve te të cilëve Albin Kurti duhet t’iu kërkojë falje, sepse manipulojë me vite me ndjenjat e tyre” ka shkruar ai.

Tutje, ai thotë se marrëveshja pa njohje të ndërsjellë, me Asociacionin brenda në të, është e papranueshme.

“Me ba marrëvshje me Serbinë pa a permendur zbardhjen e fatit të të pagjeturve është turp! Marrëvshje pa njohje të ndersjelltë, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturëve , me Zajednicë brenda në të, është e papranueshme, është huqje e madhe negociatore në dialog”, ka shkruar Haxhiu, teksa ka publikuar edhe një pjesë të një interviste të ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, ku thoshte për Kurtin se ”do të mashtrojë”.

/TV Malisheva

Share.