Xhudistja shtetase nga Kosova Distria Krasniqi arriti të fitojë medaljen e artë në Grand Prix Almada të Portugalisë.

Në rrugën drejt së artës, në raundin e parë Distria ishte e lirë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez.

Në gjysmëfinale, Krasniqi e mposhti me Ippon xhudisten portugeze Joana Doigo.

Ndërkaq, Distria Krasniqi e siguroi medaljen e artë në këtë garë duke e mposhtur në finale xhudisten nga Kroacia Ana Viktorija Puljiz.

Në luftën kundër kroates Ana Viktorija Puljiz, Krasniqi arriti ta fitojë me Ippon, ku edhe është zgjedhur si Ipponi i dytë më i mirë në Grand Prix Almada të Portugalisë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).

Ipponin e Distria Krasniqit e gjeni më poshtë./TV Malisheva

Share.