Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe pas ofertës së djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk heqin dorë nga qëndrimi për ndarje të pushtetit në formë të balancuar.

I pari i LDK-së tha se ata nuk do të takohen më me LVV-në vetëm për t’u takuar, por vetëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare, gjë të cilën nuk e mohoi se mund të ndodhë brenda kësaj jave.

Përkundër disa dallimeve te shprehura dje, Mustafa dha se LDK është unike./TV Malisheva /

Share.