Safet Gërxhaliu, Ish-kryetari i Odës Ekonomike ka folur rreth këmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, e sipas tij ka rënie të dukshme në këtë pjesë.

Ai është referuar në të dhënat e Institutit të Statistikave, ku thuhet se për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%, raporton TV Malisheva.

“Gjatë 8- mujorit u eksportuan në Kosovë 448 mijë tonë mallra, nga 748 mijë tonë ne të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 40 për qind më pak”, ka transmetuar Gërxhaliu.

“Për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar-gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 % për qind më pak”, citon Instatin ai.

“Dy shtete të një populli të ndar sa largë e sa afër”, mbaron postimi i tij në Facebook.  /TV Malisheva

Share.