Falë bashkëpunimit të qytetarëve, Policia e Kosovës ka arritur që të martën të arrestojë Fisnik Lajqin i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për pesë vepra të ndryshime penale.

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Policia thotë se rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me ta do të çojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në policë pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në komunikatiën e policisë.

Share.