Mauro Icardi do të largohet nga Interi gjatë kësaj vere. Ndërkohë, Nerazzurri duan të nxjerrin sa më shumë para nga shitja e sulmuesit argjentinas. Sipas mediave italiane, Zikaltrit i kërkojnë 80 milionë euro për futbollistin e tyre

Mauro Icardi i ka bërë valixhet gati dhe gjatë verës pritet të largohet nga Interi, shkruan Gazeta Express.

Trajneri Antonio Conte ka bërë me dije se nuk llogarit në sulmuesin argjentinas, ndërsa Nerazzurri po mendojnë ta sistemojnë atë në klubin që ofron më së shumti para.

Përfaqësuesin argjentinas e duan shumë klube, derisa Zikaltrit e kanë vendosur tashmë çmimin për ish-futbollistin e Sampdorias.

Sipas mediave italiane, Interi i kërkon 80 milionë euro për shitjen e Icardit.

Në Itali, futbollistin e duan Juventusi, Napoli e Roma.

Futbollisti e preferon Juven, e cila po mendon ndërkohë t’i shesë Gonzalo Higuainin e Paulo Dybalan

Share.