Gabriel Jesus do të mungojë disa muaj për Arsenalin për shkak të lëndimit që e pësoi me Kombëtaren e Brazilit.

Jesus tani i është nënshtruar operimit në gjurin e tij, ku bëhet e ditur se operimi ka kaluar me sukses.

Jesus e ka kaluar me sukses operimin në gjurin e tij të djathtë pasi që pësoi lëndim gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Kamerunit.

“Gabriel Jesus tani do të fillojë programin e tij të rikuperimit”, shkruante në komunikatën e Arsenalit.

Share.