Lideri çeçen Ramzan Kadyrov kritikoi udhëheqjen e ushtrisë ruse për ofensivën ukrainase në verilindje të Ukrainës, duke thënë se presidenti Vladimir Putin mund të mos jetë në dijeni të situatës reale, shkruan Guardian.

“Ata bënë gabime dhe mendoj se do të nxjerrin konkluzionet e nevojshme. Nëse nuk ka ndryshime në strategji sot apo nesër, do të detyrohem të bisedojë me udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe atë të shtetit për t’u shpjeguar situatën reale në terren. Është një situatë shumë interesante. Unë do të thosha se ajo është mahnitëse”, ka thënë Kadyrov në Telegram.

Që nga fillimi i luftës në shkurt, Kremlini ka heshtur persona të ndryshëm me pikëpamje liberale të cilët kritikuan luftën. Por ndërsa gjërat përkeqësohen në fushën e betejës, Putin është objektivi i kritikave.

Kjo është veçanërisht e dukshme nga postimet e disa blogerëve ushtarakë rusë, të cilët ishin në favor të luftës në Ukrainë që në fillim, dhe tani kritikojnë Kremlinin për strategjinë e tij të dobët. Njëri prej tyre është ish-oficeri i FSB-së, Igor Girkin, i cili shkroi javën e kaluar se Rusia tashmë e ka humbur luftën.

Shumë njësi nga Çeçenia morën pjesë në luftime, dhe megjithëse Kadyrov duket shumë besnik ndaj Moskës, ai është një nga të paktët politikanë, mesazhet e të cilit nuk kontrollohen plotësisht nga Kremlini, shkruan Guardian.

Fokusi tani është te Putin dhe mënyra se si ai do t’i përgjigjet tërheqjes. Ai më parë heshti pretendimet se bëri një llogaritje të gabuar të tmerrshme në shkurt, kur mendoi se ushtria ruse mund të pushtonte Ukrainën brenda disa ditësh.

Në një fjalim të fundit, Putin tha se Rusia nuk kishte humbur asgjë gjatë luftës. Duke qenë se humbjet në ditët e fundit janë të larta, qytetarët rusë do ta kenë të vështirë t’i besojnë fjalët e Putin.

Blogerët ushtarakë rusë sulmuan Putin të shtunën për pjesëmarrjen në festimet e Ditës së Moskës, ndërsa lajmet katastrofike po vinin nga fusha e betejës.

 

Share.