Kanë rifilluar punimet në ndërtimin e tribunave shtesë, zhveshtoreve dhe pjesës tjetër të infrastrukturës së stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë.

Punimet në rifillimin e punimeve, i ka parë nga afër sot, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, i cili ka thënë se stadiumi do të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin e qytetit në Malishevë, janë duke u ndërtuar tribunat, me qëllim të rritjes së kapacitetit të stadiumit dhe në të njëjtën kohë janë duke u ndërtuar zhveshtoret, zyrat dhe pjesa tjetër e nevojshme e infrastrukturës së stadiumit.

Drejtori Morina, ka thënë se “planifikimi ynë është që stadiumi të jetë i gatshëm në fillimin e sezonit të garave të elitës së futbollit të Kosovës, ku bën pjesë edhe ”FC Malisheva”, ndërsa punimet janë duke u zhvilluar sipas standardeve”.

/TV Malisheva

Share.