Komisioni Evropian përmes instrumentit TAIEX javën e kaluar ka qëndruar në Administratën Tatimore të Kosovës, të cilat kanë ofruar mbështetje në shkëmbimin e përvojave për të rritur përmbushjen në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

ATK njofton se përmes kësaj punëtorie pesë ditore stafi përgjegjës i ATK-së është këshilluar me praktikat që ndjekin vendet e zhvilluara në përmirësimin e përmbushjes në sektorin e gastronomisë. Qëllimi kryesor është ulja e rreziqeve në industrinë e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor.

“Duke pas parasysh se sektori i Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor, nga ana e Analizës së Riskut, është ranguar si një industri me shumë faktorë të rrezikut, konsiderojmë se ekspertët e TAIEX kanë ndihmuar stafin e Administratës Tatimore me përvojën e tyre në këtë industri”, thuhet në komunikatë.

Përmes kësaj përvoje, ATK synon të përmirësojë qasjen në komunikim me publikun dhe vetë tatimpaguesit, të përmirësojmë proceset e vizitave dhe kontrolleve, duke shfrytëzuar më mirë burimet teknike dhe njerëzore dhe në përgjithësi të ulen rreziqet në këtë industri dhe në fund të rrisim të hyrat nga kjo industri përmes përmbushjes vullnetare.

/TV Malisheva

Share.