Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar dje çmimet tavan për produktet e naftës në 24 orët e ardhshme.

Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel do të jetë 1.78 Euro për litër, që do të thotë se çmimi mbetet i pandryshuar, shkruan TV Malisheva.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë do të jetë 1.41 Euro për litër dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.74 Euro për litër.

Vendimi hyn në fuqi nga ora 10:00.  /TV Malisheva

Share.