Kushdo që është përdorues i TikTok-ut e njeh Aleks Vishën, të riun nga Kukësi i cili shuan sherret e personazheve të famshëm.

Kuksjani i cili dje festoi 33-vjetorin e lindjes ka arritur të fitojë zemrat e shumë shqiptarëve. Kjo falë qetësisë që e karakterizon dhe dëshirës për të bërë mirë e shuar sherre.

Visha ka arritur të pajtojë e shuajë sherrin e madh e disa vjeçar mes reperit Stresi dhe Noizy por jo vetëm. Falë Vishës edhe personazhe të njohur në TikTok por paksa problematikë si Cllevio Serbiano dhe Diamanti Blu kanë arritur të ndryshojnë sjellje.

Aleks Visha cilësohet edhe si “mbreti” i TikTok-ut pasi numëron plot 124.6 mijë ndjekës. Ai gjithashtu ka fituar edhe shumë sfida dhe me paratë e këtyre sfidave ka bërë bamirësi për familjet në nevojë.

Share.