Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, sot ka publikuar ranglistën e re të shteteve pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij muaji.

Shqipëria nuk ka pasur lëvizje në këtë listë të re, as ulje e as ngritje, raporton TV Malisheva.

Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 66-të, prapa Sllovenisë dhe mbi Malin e Zi.

Shqipëria zhvilloi tri ndeshje gjatë këtij muaji, dy në Ligën e Kombeve, ku barazoi 1-1 me Islandën dhe u mposht nga Izraeli me rezultat 2-1. Ndeshja e tretë ishte miqësorja me Estonin e cila përfundoi pa fitues dhe me rezultat 0-0.

https://www.malisheva.tv/fifa-publikon-renditjen-e-re-kosova-shenon-ngritje/?fbclid=IwAR33E72-f8vA2fE-T7JvXRGc5EgEzrXW56WLfDt9xsD-pboo3E9k6LPkbd0

Share.