Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Rumanisë.

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen ndaj Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

FFK ka njoftuar se çmimet e biletave fillojnë nga 5 euro në sektorin e Veriut dhe Jugut, dhe arrijnë deri në 80 euro për sektorin VIP. Në sektorin e Lindjes biletat kushtojnë 10 euro ndërsa në Perëndim 20 euro.

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Më 16 qershor me fillim nga ora 20:45, Kosova do të zhvillojë ndeshjen ndaj Rumanisë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e cila është e vlefshme për kualifikimet drejt Euro 2024.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni linkun ku mund të bëhet blerja e biletave online.

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

/TV Malisheva 

Share.