Fitorja e Manchester United mbrëmë ndaj Chelseat nënkuptoi që Liverpooli nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën e Evropës.

Manchester United edhe zyrtarisht siguroi Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ku gjendet në vendin e tretë në tabelë me 72 pikë, dy sosh me shumë se Newcastle në vendin e katërt.

Ndërkaq, Liverpooli zë vendin e pestë me 66 pikë, dhe me një ndeshje të mbetur në Premier Ligë, skuadra e Klopp nuk ka gjasa që të prek vendin e katërt, pasi që gjendet katër pikë larg Newcastle.

Tani, trajneri i Liverpoolit ka folur për faktin se Liverpooli do të luajë në Ligën e Evropës, duke thënë se nuk i intereson nëse skuadra e tij do të luajë të enjteve, dhe jo të martën e mërkurën kur zhvillon ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi netët evropiane sezonin e ardhshëm, por në vend të së martës dhe mërkurës, do të luajmë të enjten. Kujt i intereson?”, tha Klopp.

Ndeshja e fundit e Liverpoolit e këtij sezoni të Premier Ligës do të jetë kundër Southamptonit, këtë të diele me fillim nga ora 17:30.

/TV Malisheva

Share.