Ronald Koeman u zotua të hënën se do ta kthejë Holandën tek stili futbollit tërheqës dhe sulmues, teksa filloi detyrën e tij të dytë në krye të ekipit kombëtar që humbi në çerekfinalet e Kupës së Botës nga Argjentina .

Koeman, i cili ishte emëruar si pasardhës i Van Gaal tashmë vitin e kaluar, u zbulua zyrtarisht të hënën në një konferencë shtypi dhe tha se do të rikthente përsëri një formaccion me katër mbrojtës, në vend të tre mbrojtësve qendrorë dhe dy mbrojtësve të krahut që kishte Van Gaal.

59-vjeçari Koeman tha se dëshironte një rikthim në lojën pozitive të periudhës së tij të parë si trajner kombëtar nga 2018-2020, kur udhëhoqi një ekip të ri të talentuar drejt kualifikimit për në Kampionatin Evropian dhe finalen inauguruese të Ligës së Kombeve.

“Kam parë momente në ndeshje kur mendova, ‘Kjo mund të jetë ndryshe, kjo duhet të jetë ndryshe'”, tha Koeman për përvojën e tij duke parë Holandën në Katar.

“Në Holandë ne përpiqemi të luajmë dhe kjo është shpesh rruga më e vështirë,- futboll të mirë, tërheqës dhe sulmues,” tha ai.

Duke iu referuar ecurisë mbresëlënëse të pamposhtur të Van Gaalit deri në çerekfinalet e Kupës së Botës, Koeman tha: “20 ndeshje pa humbur, do të ishte e pabesueshme nëse e arrij edhe unë këtë.”

I pyetur nëse kishte folur me Van Gaalin, Koeman tha: “Jo. Nuk e kam bërë dhe as nuk më duket interesante. Unë kam idetë dhe përvojën time. Nuk mendoj se është e nevojshme”, tha në fund ai.

Share.