Anëtari i Kombëtares së Kosovës ka shënuar në miqësoren që Zurich e fitoi 5:1 kundër Vaduz.
Kololli shënoi në minutën e 24-të të ndeshjes.
Për Zurich, në fushë u paraqitën edhe mesfushori Hekuran Kryeziu dhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.
Në Superligën e Zvicrës, ku janë zhvilluar 23-të xhiro, Zurich renditet në vendin e pestë me 32 pikë./Tv Malisheva