Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugës unazore apo transitit në qytetin e Malishevës, projekt ky i cili ka rëndësi të madhe për qytetin.

Punimet në njërën pjesë të unazës, sot i ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, i cili është njoftuar nga ana e operatorit me punimet që janë duke në këtë rrugë.

“Ndërtimi i rrugës unazore për Malishevën, ka rëndësi të madhe, pasi lehtësohet qarkullimi i automjeteve dhe krijohen më shumë mundësi për të gjithë, si dhe ka ndikim edhe në zhvillimin e Malishevës”, ka thënë Morina, i cili është shprehur i kënaqur me rifillimin e punimeve.

Trafiku i ngarkuar, është njëri nga problemet kryesore në qytetin e Malishevës, ndërsa ndërtimi i rrugës unazore është nevojë e domosdoshme.

/TV Malisheva

Share.