Liverpool mund të marrë një goditje masive sezonin e ardhshëm, me Mohamed Salah potencialisht të padisponueshëm për katër muaj shkaku i Kupës së Afrikës dhe Lojërave Olimpike.
Salah edhe këtë sezon është golashënuesi kryesor i ‘The Reds’, me 27 vjeçarin që ka shënuar 16 gola në 26 ndeshje.
Por, në një skenar më të keq, Liverpool mund të jetë pa të pothuajse në gjysmën e sezonin 2020/2021.
E gjitha kjo me arsyen se Egjipti kanë të prirë që Salah t’i përfaqësojë në Lojërat Olimpike, të cilat janë shtyrë për vitin 2021, shkaku i koronavirusit.
Lojërat Olimpike pritet të organizohen mes muajit mars dhe prill të vitit të ardhshëm.
Salah, së bashku me Sadio Mane, Joel Matip dhe Naby Keita, do të marrin pjesë në Kupën e Kombeve në Afrikë, që do të luhet gjatë muajit shkurt.