Qeveria e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit në Prishtinë, kanë nënshkruar të premten marrëveshjen financiare për programin vjetor financiar IPA 2022, e cila i sjell vendit mbi 62 milionë euro.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog,

Që të dyja palët presin që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës me qëllim të nis sa më parë zbatimi i projekteve që financohen nga këto fonde.

Zëvendëskryeministri, Bislimi tha se 62.25 milionë eurot nga kjo marrëveshje do të përkrahin një sërë projektesh për profesionet e lira, ato për mjedis dhe energji të gjelbër, efiçiencë të energjisë, menaxhim të mbeturina e ujërave të zeza.

Ai theksoi se Kosova brenda një periudhe të shkurtër ka nënshkruar tri marrëveshje me radhë në kuadër të programeve IPA III.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes për IPA 2022, Kosova po përfiton 62.25 milionë euro nga BE-ja të cilat do të zbatojnë një sërë projektesh sikurse përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, instrumenti i përafrimit me standardet e BE-së, përkrahja për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, efiçienca e energjisë, ekonomia qarkore dhe menaxhimi i mbeturina ujërat e zeza zhvillimi i përgjithshëm socio-ekonomik si dhe përkrahja dhe integrimin e komuniteteve. Përveç fondeve të ofruara nga BE-ja projektet do të bashkë financohen edhe nga buxheti jonë në vlerë prej 4.7 milionë eurove dhe po ashtu do të sjell edhe financime nga partnerët tjerë bilaterale në masën 24.88 milionë euro. Pra, gjithsej kjo marrëveshje mundëson zbatimit të fondeve në vlerë prej 91.83 milionë euro”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se me këtë marrëveshjerikonfirmohet se BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën.

Ai tha se kjo ndihmë financiare mbi 62 milionë euro për Kosovën mbështet zhvillimin ekonomik të përgjithshëm në Kosovë.

“BE jo vetëm që mbetet ofruesi më i madh i asistencës sociale në Kosovë, por edhe më e rëndësishme është partner strategjik dhe mik i Kosovës. Kjo asistencë dhe angazhimi jonë për Kosovën është për të mbështetur zhvillimin ekonomik të përgjithshëm në Kosovë. Ky lloj i ndihmës financiare fokuset në dy vitet vijuese duke kontribuar në një shoqëri multietnike dhe stabile me një sistem të drejtësisë të përgjegjshëm dhe pastaj të shtoj kapacitetet e Kosovën për shfrytëzimin në mënyrë efikase të fondeve IPA dhe për të adresuar nevojat urgjente. E treta për të ndihmuar tranzicionin e Kosovë drejt zvogëlimit të emetimit të karbonit kjo ka të bëjë me përmirësimin e mbledhjes së mbetjeve dhe e fundit është për të stabilizuar çështjen ekonomike për të gjitha komunitetet”, u shpreh ai.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së IPA 2022 zëvendëskryeministri, Besnik Bislmi bashkë me përfaqësuesit e BE do të zhvillojnë një takim mbi tri orësh ku do të diskutojnë për progresin dhe sfidat e vendit në kuadër të programit të IPA-së.

BE-ja ka filluar ofrimin e financimit IPA për Kosovën që në vitin 2007.

/TV Malisheva

Share.