Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili konsiderohet edhe si krahu i djathtë i Albin Kurtit, në qeverinë aktuale ka dështuar në realizimin e projekteve kapitale.

Sipas Raportit Financiar të Thesarit të shtetit për 6 mujorin e parë të vtiti 2022, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, Murati ka arritur që ta realizoj vetëm 1 për qind të investimeve në projektet kapitale.

Në vazhdim e gjeni tabelën me realizimin e buxhetit nga ministria që e drejton Murati:

Ndërkohë, katër ministra nga kabineti Kurti nuk kanë arritur ta realizojnë asnjë projekt.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ai i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka nuk e kanë realizuar as edhe një projekt, shkruan TV Malisheva.

Share.