Njëri nga transferimet më të bujshme të merkatos së janarit ishte ai i Enzo Fernandez te Chelsea, për një shumë rekorde prej 120 milionë eurosh.

Benfica insistonte se Enzo nuk është në shitje, por që Chelsea ofroi çmimin që e kërkonte skuadra portugeze, gjë që e detyroi këtë të fundit ta lejonte largimin e yllit që e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Presidenti i Benficas, Rui Costa tha mbrëmë se dëshira e tij ishte që Enzo të qëndronte, por se argjentinasi e kishte mendjen vetëm te kalimi te Chelsea.

Krerët e Chelseat punuan fortë për të arritur marrëveshje në çastet e fundit të merkatos së janarit, ndërsa, bëhet e ditur se bisedimet mes dy klubeve ishin gati të prodhonin diçka josportive.

“Record” bënë të ditur se krerët e Chelseat dhe ata të Benficas u përshkallëzuan deri në pikën kur ishin shumë afër të përlesheshin fizikisht për marrëveshjen për Enzon. /TV Malisheva

Share.