Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me kryesuesin e Kuvendit, Argjend Thaçi, dhe drejtues të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, janë takuar me disa bletarë.

”Kryetari Kastrati, gjatë këtij takimi me bletarët tha se, takimet e tilla janë tejet të rëndësishme, sepse po kemi mundësi të ju informojmë për të gjitha nismat tona si qeverisje komunale në funksion të përkrahjes së sektorit të bujqësisë, me theks të veçantë sektorin e bletarisë, si dhe një mundësi shumë e mirë që të bashkëbisedojmë edhe për sfidat e ardhshme, se cilat janë hapat më të mirë që bashkërisht ti qasemi zhvillimit të bujqësisë në Malishevë.

Kastrati, me theks të veçantë foli për vendimin e tij për përkrahjen e bletarëve të komunës sonë përmes pagesave direkte, dhe për fazën në të cilën është ky proces ku pritet të jenë rreth 125 përfitues me rreth 5 mijë koshere bletësh në total. Kastrati tha se gjithë angazhimi ynë është që përmes kësaj përkrahje që po i japim sektorit të bujqësisë, në një të ardhme të afërt në tryezat e familjeve malishevase të kemi sa më shumë produkte vendore”, thuhet në komunikatën e komunës së Malishevës.

/TV Malisheva

Share.