Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së regjisores, Vjosa Berisha.

Nisur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca – të pranishëm kanë qenë edhe figura të tjera të njohura publike e gjithashtu edhe personalitete nga arti e kultura.

Teksa ka folur për kontributin e Berishës, Kurti tha se falë punës së saj, Kosova është bërë vend i njohur dhe është vendosur në hartën e kulturës botërore.

“Sot po ja japim lamtumirën e fundit artistes, regjisores, udhëheqëses artistike, organizatores Vjosa Berisha. Kujtimet për të cilën mbeten të pashlyeshme e të paharrueshme për të gjithë ne që e njohëm atë. Prishtina si kryeqytet i Kosovës, artdashësit dhe qytetarët kanë mbetur pa një grua e cila me pozitivitetin e saj por edhe me talentin e saj i dha shumë kulturës dhe artit tek ne, përfshirë këtu filmat dhe festivalin që e organizoj “Prifest” i cili u bë një vend në të cilin ne takonim artistë e aktor nga bota që edhe vizitonin Kosovën por edhe kontribuonin për vendin tonë që të futet në hartën e artit dhe kulturës botërore”, ka thënë Kurti.

Kryetari i Kuvendit shtoi se regjisorja dhe producentja Vjosa Berisha më shumë ka qenë si një ambasadore e shquar e kulturës së Kosovës.

“Së bashku me kryeministrin Kurti, bëmë homazhe për nder të regjisores dhe artistes sonë të rëndësishme e të popullit, Vjosa Berisha e cila na ka lënë mbrapa një trashëgimi shumë të çmueshme të kulturës dhe artit. Ajo ka qenë edhe producentë e regjisore e filmit dhe regjisore por mbi të gjitha ka qenë ambasadore e shquar e kulturës dhe artit tonë. Ajo ishte një aktiviste e cila i ndihmoi shtetit të Kosovës shumë”, tha ajo.

Vjosa vdiq javën e kaluar (23 qershor) pas një beteje me kancerin, gjersa ndodhej në një spital në Londër.

/TV Malisheva

Share.