Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë eksperimentet me Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, deklaroi se mosshkuarja e kryeministrit Albin Kurti në një takimin BE-Ballkan që mbahet sot në Shqipëri tregon logjikën e mbrapsht, inatçore dhe autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën.
Sipas tij, është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat.
Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të marrë pjesë në takime ku flitet për të mirën e vendit. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në takim e sotëm që mbahet në Shqipëri, është duke e dëmtuar më shumë Kosovën.
“Mos shkuarja e Kryeministrit Kurti në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Kjo është joshtetformuese”, tha Tahiri.
Në një konferencë për media shefi i GP tw AAK-sw tha po ashtu se në rrafshin e brendshëm Kosova nuk ka pasur asnjëherë më pak sovranitet, duke shtuar se edhe ‘një pjesë e veriut ka mbetur në duar të askujt’.
“Në rrafshin e brendshëm Kosova nuk ka qenë kurrë me më pak sovrinatitet, veriut i Kosovës është në duar të askujt, kemi dy kryetar që janë të mbyllur tash e më shumë se një muaj dhe kemi një vend, një lokacion i cili nuk ka sundim të ligjit. Rreziku që po vjen është ajo pjesë e vendit në arsyejet që nuk ka veprim nga qeveria të kthehet në një zonë me rezolutën 1244. Mosveprimi i qeverisë dhe mungesa totale e strategjisë për atë pjesë është duke e trajtuar çështjen e Kosovës në formë eksperimentale, ka deklaruar Tahiri.
Mes tjerash, ai sërish ka akuzuar Qeverinë pwr masat e marra ndaj Kosovws nga bashkësia ndërkombëtare.
“Ekonomia vazhdon në vitin e tretë të jetë sektori më i sulmuar, drejtpërdrejt me investimet kapitale, tendenca me ja marr mundësinë komunave, fondet e tyre tregon që kjo qeveri po e dëmton Kosovën… Në rrafshin e jashtëm, sot Kosova është vend i barabartë me shtetet autoritare, BE ka sanksionuar Kosovën me anë të projekteve që kishin me pas investime në vend. SHBA-të kanë marrë sanksione dhe masa të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë tonë. Së fundmi edhe në takimin rajonal Qeveria e Kosovës nuk përfaqësohet me kryeministër, ndërsa qeveria Shqipërisë detyrohet ta ndalojë një zyrtar të shtetit”, tha mes tjerash Tahiri.
Ai foli edhe për Ligjin e pagave, derisa shtoi se Qeveria po abuzon me të.
“Në rrafshin e brendshëm, zyrtarët shtetëror që punojnë në administratë të shtetit, policët, mjeket, kurrë nuk kanë qenë më të varfër dhe kurrë nuk kanë pas më pas siguri juridike në vend. Vazhdon abuzimi me Ligjin e pagave dhe zvogëlimin e saj. Prej mbi 900 të punësuarve që janë civilë në Policinë e Kosovës, 600 prej tyre iu është zvogëluar paga. Në rrafshin e drejtësisë, kurrë nuk ka pasur më pak drejtësi për punëtorët e sektorit privat, ata nuk kanë asnjë të drejtë, i është shkelur në mënyrë flagrante edhe me Ligjin për pagën minimale me një mashtrim ku thuhet se është rritur. Këtu kam një pyetje për kryeministrin Kurti dhe ministrin e Financave, Muratin, le të gjejë vetëm një të punësuar në sektorin privat që ka rrogën më pak se 260? Paga minimale është dashur me qenë 400 euro. Ky ligj ka pas për qëllim të largojë një kategori të rëndësishme, të veteranëve dhe të paraplegjikëve”, tha Tahiri.
/TV Malisheva