Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se është evidente që në Kosovë janë rritur çmimet, por nuk është vendi i vetëm që po përballet me këtë situatë.

Ai tha se pas vendimit për kufizim të marzhës së fitimit për karburantet edhe çmimi i këtyre produkteve është stabilizuar

Ai tha se si qeveri kanë bërë maksimumin që të sigurohemi se po i marrim masat e nevojshme.

Kurti: Kosova nuk është e vetme në këtë situatë të rritje të çmimeve, çmimet janë rritur globalisht

“Kosova nuk është e vetme në këtë situatë të rritje të çmimeve, çmimet janë rritur globalisht edhe për shkak të kufizimeve në zinxhirin e furnizimit, pra kryesisht kemi të bëjmë me inflacion të importuar mbi të cilin ne si qeveri nuk është se kem ndonjë mënyrë kontrolli apo ndikimin. Si qeveri kemi bërë maksimumin që të sigurohemi se po i marrim masat e nevojshme për të arritur tri qëllime kryesore. E para të parandalojmë presionet inflacione të brendshme për aq sa mundemi, e dyta të mbështesim ata që kanë më së shumti nevojë dhe e treta të ndërmarrim masa kundër tregtarëve spekulantë që tentojnë të shfrytëzojnë këtë krizë për të trashur fitimet e tyre”, theksoi ai.

Duke listuar masat që kanë ndërmarrë për krizën energjetike, dhe masat tjera Kurti tha se për çmimet e karburanteve pas vendimit për kufizim të marzhës së fitim edhe këto çmime janë stabilizuar.

Kurti: Çmimet e karburanteve krahasuar me rajonin janë stabilizuar

“Për çmimin e karburanteve kemi marrë vendim për kufizim të marzhës së fitimit dhe tani çmimet janë stabilizuar krahasuar me rajon nafta tek ne është për 23 cent më lirë se sa në Shqipëri, kur 9 cent më shtrenjtë se sa Maqedoninë e Veriut, kurse benzina është 23 cent më lirë sesa në Shqipëri dhe 2 cent më lirë sesa në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ai.

/TV Malisheva

Share.