Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u shpreh i pikëlluar nga vdekja e ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e të vdekurve si pasojë e rrëzimit të helikopterit.

https://twitter.com/albinkurti/status/16156519052…

18 persona vdiqën, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në lindje të kryeqytetit Kiev.

Tre fëmijë mësohet se janë në mesin e 18 të vdekurve, së bashku me ministrin e Brendshëm të Ukrainës, Denys Monastyrsky. /TV Malisheva

Share.