Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me Ambasadorët e QUINT-it të akredituar në Kosovë.

Takimi vjen pas tensioneve në veri për kryetarët e sapo zgjedhur të katër komunave veriore, teksa në mëngjesin e së hënës serbët kanë tentuar sërish të hyjnë me forcë në objektet komunale. Për këtë ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa ka pasur reagime të shumta edhe nga ndërkombëtarët.

Gjatë ditës, deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, është shprehur e shqetësuar për “situatën e paqëndrueshme”. Njëjtë është shprehur edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Pas takimit, nuk dihet nëse do të ketë deklarime për medie.

/TV Malisheva

Share.