Kuzhinieri i famshëm Ozdemir Burak, i cili njihet gjerësisht si CZN Burak në mbarë botën, përmes një foto  në Instagram, ka zbuluar se është shtruar në spital.

Ai ndau fotografi të tij ulur në një shtrat spitali, transmeton TV Malisheva.

Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij, disa raportime në internet sugjerojnë se kuzhinieri i famshëm po vuan nga tumori në tru.

Burak numëron më shumë se 34 milionë ndjekës në Instagram.

CZN Burak tërhoqi vëmendjen për shkak të metodologjisë së tij të veçantë të gatimit të ushqimeve të ndryshme turke dhe siriane. Ai fitoi famë pasi videot e tij duke përgatitur porcione të mëdha ushqimi në pjata po aq të mëdha u bënë virale në mediat sociale. Ai njihet për përgatitjen e ushqimit vetëm duke parë në kamerë.

 

 

Share.