Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka arritur në Qeveri.Lajçak do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndryshe, Lajçak ka qëndruar të hënën për vizitë në Beograd ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.Përmes një postimi në Twitter, ai tha se kanë diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione.

“Sot në Beograd diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të Dialogut me@predsednikrs @avucic. Ne folëm edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë dhe personat e pagjetur”, shkroi ai. /TV Malisheva

Share.