Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas tri ditësh qëndrimi në Kosovë, në konferencën e sotme për media tha se shpreh kënaqësinë që gjatë këtij qëndrimi ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Kemi pasur diskutime të gjata sa i përket dialogut mes Kosovës e Serbisë, për hapat e tashëm. Takimi i radhës shpresoj të jetë në muajin korrik. Jam duke punuar që t’i takojmë të dy liderët, Kurtin e Vuçiq, që të krijojmë mundësitë për të pasur një dokument- marrëveshje për personat e zhdukur”, tha Lajçak.

Përfaqësuesi special tha se tani po punohet në një dokument për personat e pagjetura dhe beson se ky dokument do të miratohet.

Lajçak foli edhe për takimin që ka patur me liderët e partive opozitare.

“Takimet me partitë politike opozitare mund të them se uniteti politik është tejet i rëndësishëm, lidhur me situatën e tanishme, prandaj them se është e rëndësishme që kam dëgjuar deklarata mbështetëse të partive opozitare lidhur me dialogun”, tha Lajçak.

Përfaqësuesi special foli edhe për marrëveshjen për energji e arritur mes Kosovës e Serbisë javën e kaluar në Bruksel.

“Sa përket marrëveshjes për energjinë, them se është hap i rëndësishëm që çon përpara dhe përshëndes arritjen e udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve që është arritur më 2013-2015. Tani kemi një situate të re që do të furnizojë me rrymë Elektrosever, por që do të funksionojë me ligjet e Kosovës”, tha Lajçak.

Pas kësaj konference për media, Lajçak njoftoi, se do të shkon në veri të Kosovës, për herë të parë t’i shohë pika kalimet kufitare, pastaj shkon në Beograd. rtklive

/TV Malisheva

Share.