Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë lajmin e madh. Duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e kësaj ambasade në ‘facebook’, jepen të gjitha instruksionit për ata që ia mësyjnë  kësaj ambasade për të marrë ndonjë vizë..

Një zyrtarë i lartë i kësaj ambasade, James Finan, përmes videos tregon të gjithë hapat dhe këshillat që duhet ndjekur një person që vendos të aplikojë për vizë.

Në fillim thuhet që nuk duhet marrë me vete asgjë tjetër përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës.

Pastaj aplikantët  kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

Share.