Pas Akil Gjakovës, edhe Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja e mposhti në çerekfinale kroaten Iva Oberan pas një meçi mjaft interesant dhe të nivelizuar, shkruan TV Malisheva.

Me këtë rast, Laura kaloi në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë dhe iu afrua medaljes në “Oran 2022”.

Në këtë fazë ajo do të përballet me algjerianen Amina Belkadi.

Me një fitore eventuale, Laura do ta sigurojë medaljen e argjendtë, ndërsa më pas do të luftonte për të artën.

Share.