Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas “lavdeve” të kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, zyra e Albin Kurtit, ia ka ndaluar fjalimin ish-ushtarit të UÇK-së.

“E kryeministri Kurti i thuri lavde figurës së Oliver Ivanoviqit, udhëheqësit të “Rojëve të Urës”, përgjegjës për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000. Banorët e lagjes së “Kovaçëve” në veri të Mitrovicës, nuk do ta harrojnë tmerrin e natës, ku u vranë 10 shqiptarë, u plagosën shumë të tjerë, u dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka thënë se nuk e di nëse ka fyerje më të madhe për viktimat dhe familjet e tyre sesa, lavdi që kryeministri i thur të njëjtit duke e cilësu si “njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”. /TV Malisheva

 

Kurti përkujton Ivanoviqin përmes videos: Më vjen keq që autorët ende s’janë nxjerrë para drejtësisë

Share.