Një ballafaqim tejet interesant do të zhvillohetr sonte në kuadër të xhiros së 19-të në Serie-A pasi në “Olimpico” të Romës do të ballafaqohen Lazio dhe Milani.

“Rossonerët” vijnë një një ndeshje tjetër shumë të komplikuar pas dy barazimeve të njëpasnjëshme kundër Romës dhe Lecces, ndërsa Lazio së fundi triumfoi ndaj Sassuolos si mysafire.

Mungesa e madhe për Stefano Piolin në këtë sfidë do të jetë Theo Hernandez i cili ka probleme muskulare duke iu bashkuar kështu listës së të lënduarve me Toure, Florenzi dhe Zlatan Ibrahimovic.

Tek Lazio do të mungojnë Gila dhe sulmuesi kryesor i skuadrës, Ciro Immobile.

Milani ka 37 pikë në vendin e katër, kurse Lazio është e gjashta me 34 pikë para kësaj ndeshje e cila starton nga ora 20:45.

Këto janë formacionet e mundshme:

Lazio (4-3-3): Provedel; Lazzari, Casale, Romagnoli, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Alberto; Pedro, Anderson, Zaccagni

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Tomori, Kjaer; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud

/TV Malisheva

Share.