Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga Vetëvendosje që ta mbështesin votimin e projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa e ka quajtur Qeverinë Kurti dembel e pasiv.

“Po ju bëj thirrje të përkrahni këtë iniciativ, është e vetmja mundësi për të dal nga kriza. Nga pasiviteti juaj, nga dembelia juaj që ne ju kemi propozuar për përkrahjen e qyetetarëve, prandaj është mundësia juaj e fundit që t’i dilni në krahë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa theksoi se fatkeqësisht qeveria nuk ka bërë asgjë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës, prandaj, qytetarët janë të detyruar t’i marrin këto veprime mbi supet e tyre dhe të kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Natyrisht kur qeveria nuk u del në ndihmë qytetarëve, ata duhet t’i marrin këto veprime, këto masa mbi supet e tyre dhe po kërkojnë mundësinë për të tërhequr një pjesë të fondeve të tyre nga Trusti. Sepse fatkeqësisht nuk keni bërë asgjë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës. Nuk ka ditë të vetme që ne si deputetë, pavarësisht nëse jemi të opozitës apo ju të pushtetit, që qytetarët e Kosovës nuk na shkruajnë e ndalur në qytetet duke na kërkuar që t’ua mundësojmë tërheqjen e një pjese të të mjeteve të tyre që kanë kursyer në Trust. Prandaj, po i bëj edhe një herë ftesë deputetëve të VV-së që të përkrahin këtë projektligj”, theksoi ai.  

/TV Malisheva

Share.