Në vitin 1985 ishin mbajtur takimet e shkrimtarëve të Jugosllavisë në Kongresin e nëntë të tyre… ishin ftuar edhe shkrimtarët dhe krijuesit nga Kosova.

Dy Ftyrsia e Politikës

Po ju drejtohem në gjuhën serbe që të mos më quaj dikushi si shkrimtar autoqefal sepse besoj që gjë autoqefale në këtë botë nuk ka, dhe jo që eventualisht ta marr ndonjë duartrokitje sepse që më parë e di që kur ta degjoni fjalimin tim, s’do të ketë duartroklitje por perkundrazi.. Por me këtë rast do t’ju drejtohem ne serbishte që të më kuptoni që të githë…

Në kohë të fundit në gjuhen serbo-kroate janë botuar intervju, feltone, memoare, vepra publicistike dhe shkencore, vjersha, këngë, tregime, romane, drama dhe monodrama, në të cilat shkruhet për popullin shqiptarë kulturen dhe traditen e tij.
Për dekada të tëra ishte injoruar albanologjia dhe temat shqiptare dhe tani paparitmas ato bëhen interesante dhe preokupim i një numri gazetarësh, shkencetarësh dhe poetësh.
Si Historian i letersisë shqiptare i cili e njehë shumë mirë historinë shoqerore të popullit të tij mund të themë që në të gjitha ato shkrime dhe libra ka shumë gjera të papritura dhe të pamundshme. Mund të thuhet kështu sepse në ato shkrime vërehet mosnjohja e një populli, një kulture, mos njohja e ngjarjeve Historike, e figurave Historike, duke i seleksionuar sipas interesave, duke përdorur teza të gabuara, të bazuara në shpifje, ku disa të verteta që paraqet shtypi serbë thjeshtë fallsifikohen dhe të gjitha këto mund të quhen si një anakronizëm intelektual.
Kur të gjitha këto të lexohen do të shohim se sa të paverteta ka, sa gjera diletante të shkruara dhe të thëna dhe të paverteta për prejardhjen e vet shqiptarëve, Historis së Mesjetës, levizjeve të Popujve, rreth Rilindjes Kombëtare të shqptarëve, rreth Lidhjes së Prizrenit, përkatsis fetare, rreth shkrimtarëve tanë të Rilindjes Kombëtare, rreth shkrimtarëve të mëdhenjë të shqiptarëve si Naim Frashëri, Ndre Mjeda, ose Fan Noli, rreth krijimit të gjuhës letrare të shqiptarëve, rreth dialekteve…

Në të githa librat dhe punimet e botuara nga shkencetaret serbë, ka gjera të cilat me asgjë s’janë dokumentuara të cilat çak janë edhe të fallsifikuara, qëllimkqija të cilat mundë të karakterizohen si një mesymje ndajë shkences shqiptare për ta asgjësuar sikurse edhe kulturen dhe historin e tyre.
ËSHTË E Q ARTË QË PAS GJITHË KËSAJ propagande për të shkatrruar shkencen shqiptare nuk mundë të jenë në pyetje kurrfarë punimesh shkencore por perkundrazi, qëllime tjera.Këtu kemi të bëjmë me synimet e tmerrshme për të njollosur popullin shqptarë dhe kundër vet popullit.

Dje kemi degjuar ketu në keto takime disa nga ato shpifje dhe gënjeshtra ku u tha që shqiptarët kanë bërë genocid mbi serbët në Kosovë! Genocid?!
Për zot, në kend kanë mundur të bëjnë genocid shqptarët të cilët prej që kur dinë Historia janë duke luftuar për të mbijetuar gjerë në ditët e sotme?
Edhe ai që e tha dje një gjë të tillë e di që kjo është vetëm një fantazi e zhilverenerit. Por disave ju lejohen edhe krijime të tilla në të cilën tregohen heroj të hipur mbi gomar apo edhe njerez me katër gishta. le ta thotë edhe këtë gë ai që e tha dje atë gënjeshtër, pse mos ta thotë? Për disa që të shkruajnë për shqiptarët, ti shajnë njollosin ata, është një punim shumë rentabil me profite dhe shitje të shumtë tirazhi.

Ajo që unë shkruaj, flasë dhe e mbroj Kulturen shqiptare ka të bëjë me këto shkrimet qëllimkqija që vijnë nga një pjesë e njerezve qëllimkqijë të cilet nuk njohin sa duhet shqiptarët.
Nga shkencetaret shqiptarë kërkohet që të bëhet diferencimi dhe jo vetem këtë por shkohet aqë largë sa që kërkohet që të hiqen nga programet shkollore vjershat e naim Frasherit, Ndre Mjedes, fan Nolit? Në njere anë kerkohet që të jenë në programe shkrimtarë si Njegoshi, mazhuraniqi.
lejimi i kritereve të tilla si dhe represioni shtetror intelektualët shqiptarë i ka sjellë në një pozit shumë të pavolitshme. Në faktë të jesh Krijues shqiptarë poet dhe shkrimtarë s’ka qenë kurrë e lehtë. Por të jesh krijues shqiptarë në kushtet e sotshme është me të vertetë shumë vështirë.
E them këtë sepse të jesh sot krijues, poet dhe shkenctarë shqiptarë do të thotë:
– të kesh kujdes se për cilen temë do të shkruash
– të kesh kujdes të mos perdoresh ndonjë simbol siç është ta zëmë ai i shqiponjes
– të mos bësh krahasime Historike
– Të kesh kujdes të mos e permendish emrin e ” SHQIPERIS” përpos nëse ate se permend në kontestin negativ
– Ti frikohesh fjales diferencim ashtu siç i frikoheshin intelektualet në mesjetë fjalës Inkuzicion
– Të kesh kujdes se me kend po fletë sepse edhe muret kanë vesh
– Tju frigohesh perdorimit të shkronjave KR sikur në të kaluare që Njerzit u frikoheshin thonjeve të lënë nën pragun e deres
– Të kesh kujdes që mos rastesisht vesh një pallto të zezë me ndonjë shall të kuq
– të jesh i detyruar të dalesh para ndonjë komisioni për të treguar se cilat kanë qenë bindjet e tua, dje, sot dhe nesër
– Të jesh i detyruar për ti kritikuar ata që s’kritikohen dhe ti falenderosh ata që se meritojnë këtë gjë
– Të votosh për të pa-aftit dhe t’i injorosh të aftit
– Të degjosh çka nuk të degjohet dhe të mos guxosh të degosh çka të degjohet.

Të jesh Intelektual shqiptarë- poet dhe punetor shkencor, do të thotë të jesh i njejtë si personazhi Jozef K i Franc kafkës te ” procesi” që do të thotë në çdo kohë mund të të thërrasin..
Të jesh intelektual shqiptarë sot do të thotë të behesh çka nuk je dhe të jesh ai që s’je.
Por të jesh Intelektual shqiptarë sot megjithatë do të thotë të besosh që megithatë gjithmonë nuk mundet me qenë kështu!

Ju faleminderit për vëmendjen

Rexhep Qosja

 

” Detyra morale e shkrimtarit nuk është që të flasë ashtu qysh i pelqen dikujt por që ta thotë të Vërtetën! Unë jam ketu që ta flasë të vërteten dhe jo në kishë për t’u lutur”

Prill i vitit 1985
në Novi sad

Share.