Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Albanologjisë do të prezantojë përkthimin e librit “Zorba” të shkruar nga Nikos Kazantzakis, i cili konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të shquar grekë në mbarë botën.

Libri është përkthyer nga greqishtja në shqip nga Stavros Dagios.

Sipas njoftimit, ngjarja do të mbahet të enjten, më 25 maj 2023, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00.

/TV Malisheva

Share.