Tirana do të presë sot (e martë) liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, për samitin BE – Ballkani Perëndimor.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Ndryshe, kryeministri Edi Rama ka thënë të hënën se gjithçka është gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri.

Ndërsa Policia e Shqipërisë, ka bërë të ditur se do të ketë kufizim të qarkullimit në disa akse rrugore.

Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.    /TV Malisheva 

Share.