Gjiganti anglez si duket e ka marrë seriozisht çështjen e transferimit të Jude Bellingham, pasi që ka bërë ofertën e parë për yllin anglez.

Sipas agjentit britanik, Haydn Dodge, Liverpooli i ka ofruar afro 100 milionë euro Borussia Dortmundit për shërbimet e Jude Bellingham.

Por, kjo ofertë e gjigantit anglez pritet të refuzohet nga Dortmundi, pasi që ky i fundit po kërkon afro 150 milionë euro për mesfushorin 19 vjeçar.

Këtë sezon, Bellingham ka arritur të bëjë 34 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat, duke regjistruar 10 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

(1) CaughtOffside on Twitter: “🚨 EXCLUSIVE 🚨 Liverpool have made a huge bid for Jude Bellingham, close to £100m #LFC (Haydn Dodge) https://t.co/dLPjCMJvEQ” / Twitter

/TV Malisheva

Share.