Debutimi në Serie A i Romelu Lukaku mund të vonohet për shkak se është me mbipeshë.

Football Italia, thonë se Interi mund të jetë pa sulmuesin e tyre 74 milionë funte pasi ai nuk mbërriti në klub në gjendje të mirë.

Thuhet se ai aktualisht peshon 104 kg, 4 kg më shumë sesa që Interi dëshiron të jetë ai, andaj ai është vendosur në një dietë të rreptë përveç që ka marrë pjesë në stërvitje shtesë.

Për fizikun e futbollistit belg kishte folur edhe legjenda e klubit të Manchester United, Gary Neville, i cili e ka quajtur jo normale peshën e sulmuesit.

Share.