Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku është ktakuar sot me agjentin e tij për ta përshpejtuar procesin e kalimit të tij në Inter

Sipas Daily Mail, ish sulmuesi i Evertoni i ishte bashkuar skuadrës për ndeshjet parasezonale por sot raportohet se ai është larguar nga skuadra dhe është kthyer në Belgjikë ku pritet të takohet me agjentin e tij dhe ta finalizojë këtë lëvizje.

Belgu gjatë gjithë këtij afati kalimtar është lidhur me një kalim në Seria A pasi që nuk i ka plotësuar pritjet për United në tri sezonet e fundit.

Ndryshe, Inter janë duke shikuar mundësitë për ta shitur Icardin dhe me ato para ta blejnë sulmuesin e United.

Share.