Të paktën 42 persona kanë mbetur të vdekur në Haiti pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje gjatë fundjavës, thanë autoritetet e emergjencës të Haitit.

Njëmbëdhjetë të tjerë raportohet se janë ende të zhdukur dhe mbi 13.000 janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre të dëmtuara nga vërshimet, shkruan BBC.

Qyteti i goditur më së rëndi është Leogane, në jug-perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, ky tre lumenj kanë dalë nga shtretërit.

Në përgjithësi, gjysma e zonave në vendin e varfër të Karaibeve janë prekur nga këto vërshimet.

Shtëpia e Phania Cange në Leogane u përfshi nga përmbytjet.

Cange e humbi shtëpinë e saj, e cila u rrëmbye nga vërshimet. Ajo arriti ta shpëtojë njërin nga fëmijët e saj, por fëmija tjetër i saj, tre vjeç, vdiq nga përmbytjet.

“Rrezikova t’i humbisja dy fëmijët, por Zoti ma la tjetrin të varur për një pemë”, tha Cange.

Infrastruktura e vendit është dëmtuar nga disa tërmete shkatërruese.

Operacionet e shpëtimit janë bërë më të vështira nga problemi i vazhdueshëm i Haitit me bandat kriminale, të cilat kontrollojnë shumë zona.

/TV Malisheva 

Share.