Mbrëmë në Malishevë është mbajtur nata e parë e edicionit të shtatë të festivalit mbarëkombëtar të folklorit “Oda e  Llapushës”, i cili mbahet në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës” dhe mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Festivalin e ka shpallur të hapur i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili fillimisht i ka përshëndetur mërgimtarët dhe më i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, ndërsa ansambleve, shoqërive kulturore-artistike dhe rapsodëve, ju ka dëshiruar suksese në garën për çmimet e festivalit, si dhe i ka falënderuar për pjesëmarrje.

Festivalin është përcjellë nga një numër i madh i qytetarëve, e në mesin e  tyre edhe personalitete të ndryshme, si Fatmir Limaj, ish kryetarë të komunës, Ragip Begaj e Daut Krasniqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Aragjend Thaçi, nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale, mërgimtarë e aktivist të shumtë që jetojnë në vende të ndryshme, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë për Malishevën dhe vendon tonë dhe personalitet tjera nga të gjitha sferat e jetës.

“Mirë se erdhët në “Odën e Llapushës”, festival i cili mbahet në kuadër të ditëve të diasporës, festival i cili i themelua në vitin 2014 dhe tashmë e ka krijuar edhe traditën e saj, ku krahas garës, shfaqen dhe kultivohen vlerat më të larta të trashëgimisë sonë kulturore, duke e pasuruar jetën kulturore në komunën tonë”, ka thënë në fjalën e hapjes i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

“Malisheva është vendlindja e rapsodëve më të mirë që ka Kosova, të cilët me artin e tyre, kanë kaluar kufijtë duke përfaqësuar denjësisht vendin tonë edhe në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe duke treguar vlerat tona më të mira në fushën e kulturës dhe trashëgimisë. Malisheva njihet për mikpritjen, si virtyti më i lartë i një shoqërie. Malisheva është vendi i odave ku janë ruajtur  dhe trashëguar vlerat tona kulturore dhe ky festival i përfaqëson vlerat e trashëgimisë së populli tonë”, ka thënë kryetari Kastrati në hapjen e festivalit, duke ju dëshiruar suksese të gjitha grupeve, ansambleve, shoqërive kulturore dhe artistike, rapsodëve dhe të gjithë pjesëmarrësve.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj dhe për vlerat që i përfaqësoni dhe i ruani me fanatizëm, dhe ju siguroj se do angazhohemi në fuqizimin e këtij festivali dhe të gjitha organizimeve tjera ku përfaqësohet kultura dhe tradita jonë e pasur, ndërsa juve mërgimtarë ju dëshirojmë që sa më mirë ti kaloni pushimet në vendin tuaj”, ka thënë mes tjerash Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në hapjen e edicionit të shtatë të festivalit mbarëkombëtar të folklorit “Oda e Llapushës”.

Pas hapjes së festivalit, fillimisht nga Këshilli Organizativ, janë nderë mirënjohje për kontributin e tyre në kulturën dhe traditën e kultivimit të këngës së bukur së rapsodisë shqiptare ndër breza.

 Mbrëmë është mbajtur nata e parë, ku janë paraqitur shumë ansamble të këngëve dhe valleve, shoqëri kulturore dhe artistike, e rapsod nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa sonte mbahet nata e dytë dhe në fund, juria do të ndajë çmimet e festivalit.

/TV Malisheva

Share.