Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” mes ekipës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në kategorinë e femrave, ku kjo e fundit gjendet në epërsi minimale.

Pas 45′ minutave lojë të zhvilluar, Shqipëria është në avantazh prej 2:1 si mysafire e Kosovës, përcjell TV Malisheva.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesja Kristina Maksuti, e cila e dërgon Shqipërinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 19′, kurse epërsinë e thelloi sulmuesja Megi Doci, e cila shënon për 2:0 në minutën e 45′ të ndeshjes.

Kur shihej se pjesa e parë ishte drejt fundit, sulmuesja Kaltrina Biqkaj arrin të shënoj golin e parë për Kosovën, duke e ngushtuar epërsinë në 2:1 në minutën e 45’+3 shtesë.

Rezultati i pjesës së parë mes Kosovës dhe Shqipërisë është 2:1 në favor të “Kuq e Zinjëve”.

Share.