Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet e kryesisë në degën e saj në Podujevë.

Anëtarët e kësaj partie tashmë janë mbledhur dhe pritet qe së shpejti të zgjedhin kryesinë e partisë në këtë qytet.

Kjo mbledhje është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se me 29 janar të këtij viti Ekrem Hyseni ishte zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Podujevë me 74 vota pro dhe një abstenim.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, një kuvend të tillë e kishte kundërshtuar dhe e kishte quajtur të paligjshëm.
/TV Malisheva
Share.