Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se “Ushtria kërkon art të të luftuarit, andaj s’ka se si të mos kultivohet edhe në Prizren, është atdhedashuri përtej gjithçkaje andaj s’ka se si të mos burojë në Gjakovë”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ushtria kërkon art të të luftuarit, “andaj s’ka se si të mos kultivohet edhe në Prizren, është atdhedashuri përtej gjithçkaje andaj s’ka se si të mos burojë në Gjakovë”.

“E njëjta ndjenjë atdhedashurie, energjie pozitive e gatishmërie për t’i shërbyer vendit ndihej edhe sot. Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë, e garanca e një shteti që përtej sigurisë e mbrojtjes për qytetarët e vet, ofron stabilitet rajonit e partner besnik shteteve tona mike”, ka theksuar Mehaj.

“Ushtria kërkon art të të luftuarit, andaj s’ka se si të mos kultivohet edhe në Prizren, është atdhedashuri përtej gjithçkaje andaj s’ka se si të mos burojë në Gjakovë. Këto dy qytete kanë qenë gjithmonë simbol i qëndresës, po aq sa edhe i jetesës në harmoni.

Qytetarët e këtyre dy qyteteve kanë ditur të luftojnë gjithmonë për paqen, për lirinë dhe për të drejtën stoikisht, ndjenë përgjegjësie e fisnikërie që trashëgohet brez pas brezi.

E njëjta ndjenjë atdhedashurie, energjie pozitive e gatishmërie për t’i shërbyer vendit ndihej edhe sot. Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë, e garanca e një shteti që përtej sigurisë e mbrojtjes për qytetarët e vet, ofron stabilitet rajonit e partner besnik shteteve tona mike.

Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e këtij vendi, ëndrra e dëshmorëve dhe objektivi ynë më i rëndësishëm”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

 

Share.