Një rimeç mes Conor McGregor dhe Jose Aldo raportohet se është finalizuar për UFC 244 në New York.

Sipas TalkMMA, meçi McGregor kundër Aldo po përflitet për ngjarjen e ardhshme të UFC 244 në Madison Square Garden, të planifikuar për 2 nëntor në New York City.

Përzgjedhja e mundshme thuhet se po zhvillohet në peshë të lehtë, përcjell lajmi.net.

Sipas spekulimeve të fundit, Aldo po përdoret si karrem për ngritjen e formës së luftëtarit irlandez, i cili nuk shijoi ditët më të mira sa i përket UFC-së.

Sigurisht, McGregor mundi Aldon kur u takuan për herë të parë në UFC 194 në dhjetor 2015.

Irlandezi mposhti në mënyrë sensacionale në vetëm 13 sekonda ish-kampioni për të fituar titullin UFC.

Share.