Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë implementimi i programit që puna e parë për të rinjtë të subvencionohet nga shteti për gjashtë muaj.

Ai ka thënë se kjo do të vlejë si për sektorin privat ashtu edhe për atë publik.

“Së shpejti do të lansojmë programin për të rinjtë, ku shteti do t’i garantojë të rinjtë që punën e parë për gjashtë muaj ta paguajë ose në sektorin publik apo privat”, ka thënë Murati.

Ministri Murati këtë e ka bërë të ditur derisa po raportonte në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. /TV Malisheva

Share.